Skema Kombëtare e mbështetjes së fermerëve ka fituar më shumë mbështetjen vit pas viti, ka theksuar këtë të martë, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Sipas statistikave zyrtare numri i fermerëve që kanë aplikuar ka arritur në 22 mijë. Ministrja shtoi se kjo shifër është rreth 40% e numrit të përgjithshëm të aplikimeve të regjistruara në vitin 2022, të cilat ishin 49.000. Nga shifrat zyrtare publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duket se Korça është qarku që regjistron numrin më të madh të aplikimeve me 3512 aplikime, pasuar nga Fieri dhe Vlora me 3 343 dhe 2 187 fermerët aplikantë.