Fenomeni i grabitjes po bëhet shumë shqetësues në fshatin Gjegjan në Elbasan, pak km larg Elbasanit. Pre e grabitjes kanë rënë banesa ku pronarët ndodhen ne emigracion. Të shqetesuar banoret kerkojne patrullim në zonë pasi i druhen faktit se pre e fenomenit mund të bien edhe ata.Më të frikësuar jane të moshuarit , pasi në pjesën më dërrmuese të rasteve ata jetojnë vetëm. Grabitja e banesave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes përgjatë një harku të shkurtër kohor. Dyshimet e banorëve janë se grabitësit jane nga zona, ndërsa pohojnë se edhe pse e kanë denoncuar fenomenin në polici nuk janë marrë masa.
Bastisjen e shtëpive e pranon edhe kryeplaku Hajdar Zyba i cili shton se për këtë është njoftuar edhe policia lokale.
Edhe pse bëhet fjalë për një zonë fushore jo shumë larg Elbasanit banorët kanë pasiguri per jetën. Ndonëse grabitja e banesave ka mëse një javë që është regjistruar nuk ka pasur asnjë reagim nga policia e Elbasanit.