Një moratorium për pyjet i shpallur që në 2016 nga qeveria socialiste, jo vetëm nuk ka ndalur masakrën në pyje, përkundër kësaj është reduktuar ndjeshëm sipërfaqja pyjore, ndërsa konfuzioni ligjor është bërë më i dukshëm duke futur në kolaps sektorin, saqe asnjë prej institucioneve nuk u del për zot “mushkërivë” të qyteteve tona.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit jep të dhëna tronditesë mbi gjendjen në pyje dhe konfuzionin ligjor.
“ Për periudhën e audituar, ndonëse ka qenë i miratuar ligji nr. 5/2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”, ky ligj dhe VKM nr.438 datë 08.06.2016 që pasoi e lejuan vazhdimësinë e kontratave të subjekteve private për shfrytëzimin e pyjeve me disa kushtëzime si shfrytëzimi i ngastrave të bëhet vetëm me qellim, shëndetësimin e pyjeve pastrimin e mbeturinave dhe enteve tjera për dru zjarri, kushte këto që nuk janë zbatuar sikurse është konstatuar nga vet kontrollet e kryera nga AKP. “thuhet mes të tjerash në raport
Edhe pse ka një Agjenci Kombëtare për pyjet ky institucion nuk ka lidhje fare me pyjet. Paradoksalisht nuk dihet cfarë bën dhe me se merret kjo Agjenci,Dhe më cuditshmja është se edhe kontrollin në pyje e bën Inpektorati I Mbrojtjes së Territorit. Ja si lexohet mes rreshtave të KLSH..
“Agjencia Kombëtare e Pyjeve nga auditimi rezultoi së është jashtë sistemit të inspektimit, kryesisht për shkak se nuk janë unifikuar me Inspektoratin Qendror praktikat e kontrollit dhe inspektimit në fondin pyjor kombëtar nga strukturat përgjegjëse në ushtrimin e kompetencave të tyre, sipas nenit 40 të ligjit nr.57/2020 për Pyjet. Për pasojë, kjo Agjenci për periudhën 2020-2022, nuk ka pasur kompetencat për të ushtruar veprimtari të mirëfilltë inspektuese. Paqartësia vet brenda ligjit si dhe mungesa e harmonizimit me ligje të tjera,ka bërë që funksionin e inspektimit të pyjeve ta realizojë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, institucion ky nuk njihet si institucion monitorues inspektues sipas ligjit nr.57/2020.”
Por cfarë ka ndodhur vitet e fundi me pyjet.Realisht askush nuk e di sepse nuk bëhen inventare të fondit pyjor që nga 2018.
KLSH vë në dukje se nuk ka nisur cikli i radhës 8 vjeçar i riinventarizimit kombëtar të pyjeve, duke inventarizuar 25% çdo 2 vjet të fondit pyjor, në kundërshtim me nenin 6 të ligjit nr. 57/2020 “Për pyjet. Nga krahasimi i inventarëve 2003-2018, nga vëllimi total drunor, është hequr për 15 vjet një vëllim prej 32.9 mln m3 (përfshi materialin drusor te djegur nga zjarret ne pyll), pra 2.2 mln/m3/vit, ose dyfishin e mundësisë vjetore të shfrytëzimit. Duke futur “turinjtë “ në pyje shumë institucione nuk ka as regjistër kombëtgar të Fondit Pyjor. Shqipëria mund të jetë një ndër rastet e rralla në botë që nuk ka një regjistër të tillë.E qëllimtë ose jo pyjet në zemër të Shqipërisë bregdetare nuk janë regjistruar askund.
“Regjistri Kombëtar i Fondit Pyjor (RKFP) nuk është i plotë, pasi në këtë fond pyjor nuk janë të pasqyruara ato sipërfaqe pyjorë të cilat i kanë kaluar në pronësi Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet VKM-së Nr. 707, datë 21.11.2018 “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Shkodër-Fier.”-citon KLSH.
Dhe qershia mbi tortë, pemët priten dhe nuk zëvëndësohen .
Nga 385 ekonomi pyjore në gjithë vendin vetëm (20 %) prej tyre janë të pajisura me plane mbarështimi apo plane që janë në proces. -Në 21 bashkitë që kanë mbuluar 4% – 100% të territorit me plane mbarështimi, pjesa tjetër prej 40 bashkish nuk kanë hartuar asnjë plan mbarështimi të paktën 10 vitet e fundit.