Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi I qeverisë për certIfikimin € veprimtarisë së agroturizmit. Ja cilët përfitojnë…
Agroturizmi duhet të zotërojë një fermë bujqësore ose blegtorale ose njësi agrikulturore dhe të ofrojë aktivitete argëtuese/edukative, shërbimin e ushqimit e pijes dhe akomodim.”.
Ferma duhet të plotësojë këto kritere
“a) Fermë bujqësore, e cila ka të paktën 1(një) ha tokë në pronësi ose përdorim, të mbjellë me
kultura bujqësore;”.
“c) Njësi agrikulturore, e cila ka si aktivitet:
- përpunimin e produkteve bujqësore dhe të pak
- Në këtë rast, subjekti duhet
të ketë edhe një ambient për përpunimin e produkteve blegtorale, si p.sh.: qumësht, djathë, kos, dhe për mjeljen e lopëve e deleve;
iii. akuakulturën, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për akuakulturën. Në këtë rast, subjektet duhet të kenë në pronësi ose përdorim sipërfaqe ujore jo më të vogël se 3 000 (tre mijë) m
2 . Subjekti duhet ta përdorë këtë sipërfaqe për kultivimin dhe rritjen e peshkut ose midhjes;
- bletërritjen dhe prodhimin e mjaltit, si dhe të ketë të paktën parkun e bletëve,
“4.1 Përjashtimisht, për subjektet që kanë të kategorizuar strukturën akomoduese si “bujtinë”, agroturizmi mund të zhvillohet edhe në:
- a) fermë bujqësore, e cila ka të paktën 1 (një) ha tokë në pronësi ose përdorim, të mbjellë me kultura bujqësore;
- b) fermë blegtorale, e cila mbarështon, të paktën, 5 (pesë) krerë gjedhë ose 50 (pesëdhjetë) krerë dele ose dhi ose 100 (njëqind) krerë shpendë;
- c) njësi agrikulturore, e cila ka si aktivitet bletërritjen dhe prodhimin e mjaltit, me të paktën 30 (tridhjetë) zgjoje bletësh.
- Në pikën 7, togfjalëshi “… 6 deri në 30 dhoma …”, zëvendësohet me “… nga 6 deri në 60
shtretër …”.
Në pikën 10, togfjalëshi “… 6 deri në 60 tavolina …” zëvendësohet me “… 10 deri në 80 vende uljeje …”.
“19/1. Subjektet e pajisura me “Certifikatë paraprake”, të cilat nuk kanë përfunduar ndërtimin € strukturës brenda afateve të miratuara nga komisioni vlerësues, duhet të paraqesin, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga dita e përfundimit të afatit, dokumentin që vërteton shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, lëshuar nga autoriteti përgjegjës.