Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përms një programi të ri intershipi me njohuri teorike e praktike, po mbështet aftësimin e të rinjve në agrobiznes me synom integrimin e tyre në sipërmarrje të reja në bujqësi.
Të rinj të sapodiplomuar apo në vitin e fundit të studimeve dhe që duan të marrin një eksperiencë të vlefshme, në një kohë kur nevoja për aftësi inovatore e digjitale është vetëm në rritje dhe aplikimi i tyre nuk njeh kufij në të gjithë sektorët e ekonomisë, mund të aplikojnë të bëhen pjesë e projektit që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me FAO-n dhe UBT-në, do të çelin nga data 15 Shkurti deri në 1 Mars i këtij viti.
Në takimin e organizuar me këtë rast në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Programit FAO, Petagogë të UBE-së, studentë, sipërmarrës në sektorin e bujqësisë si dhe të ftuar të linjës, ministrja Frida Krifca, vuri në dukje potencialin e madh që ka bujqësia, e agroindustria në ekonominë e vendit dhe angazhimin e forcës në punë në zonat më të thella të Shqipërisë.
“Ne jemi me fat që kemi një fuqi punëtore të rëndësishme në këtë sektor edhe për shkak të strukturës së ekonomisë sonë. Por si politikëbërës kemi detyrën për të krijuar një situatë makroekonomike për zhvillim të qendrueshëm të këtij sektori. Në këtë kuptim, zhvillimi i mëtejshëm i bujqësisë ka mjaft të rëndësishëm lidhjen e sektorit me të rinjtë dhe lidhjen e sektorit me dijen, inovacionin, dixhitalizimin”, tha ministrja Krifca, teksa theksoi se “ata të rinj të cilët janë shkolluar brenda apo jashtë vendit, që duan të shtyjnë përpara njohuritë e tyre në sektor nëpërmjet integrimit në tregun e punës me njohuri më të plota në sipërmarrje, administrim bujqesor dhe digjitalizim në bujqësi mund të bëhen pjesë e këtij programi”.
Ministrja Frida Krifca bëri të ditur sot janë orientuar shumë projekte që fuqizojnë të rinjtë në drejtim të sipërmarrjeve të reja në bujqësi dhe përdorimit të teknologjive të reja.
“Në dhjetor me CIHEAM Bari në një projekt të përbashkët ndërkufitar me Malin e Zi dhe Italinë, hapëm një thirrje për të rinjtë shqiptar për të marrë pjesë në programe internshipi mbi dixhitalizimin e aktiviteteve bujqesore në kompani të ndryshme për një periudhë tre mujore ku në 2 120 aplikime – 76 aplikime janë nga Shqipëria dhe nga 20 kompani bujqësore ku do të kryen këto internshipe, 3 do të jenë shqiptare. Me këtë synim e frymezim, ne sot, shpallim nismën tonë më të re – Programin për zhvilimin e aftësive sipermarrese të të rinjve në agrobiznes. Ndërsa në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve te Bashkuara për Ushqim posaçërisht drejtorin e përgjithshem i cili vizitoi Shqiperinë disa javë më parë, Universitetin Bujqësor të Tiranës, vendosëm të ndërtojmë këtë nismë të përbashkët”, tha ministrja Krifca.
Rreth 25 të rinj do të përzgjidhen për të zhvilluar një program i cili integron njohuritë teorike të sipërmarrjes dhe të digjitalizimit me njohuri praktike në biznese të suksesshëm të përdorimit të administrimit te biznesit dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, turizmit rural, grumbullimit, eksportit dhe përpunimit të produkteve me qëllim krijimin e mundësive të tyre për të hapur biznesin e tyre të lidhur me prodhimin, përpunimin, ushqimin apo mikpritjen në zonat rurale.
Teksa u ndal tek risia e këtij program ministrja Krifca vuri në dukje se, “përtej pajisjes së te rinjve me një dëshmi trajnimi, ne duam që studentët e përzgjedhur të jenë dallëndyshet e para që do të dëshmojnë për lidhjen që duhet të ekzistojë midis auditorëve dhe praktikës, politikbërjes dhe shembullit të suksesit, midis asaj që është sot universiteti dhe politikbërja dhe asaj që duhet të jetë në të ardhmen”.
Sipas saj, ky program integron dy prej objektivave më të rëndësishme që ne i kemi vënë vetes: Së pari, Integrimin e të rinjve në sektorin e bujqësisë, duke i pajisur ata me të gjithë mjetet teorike dhe praktike që të bëjnë sipërmarrjen e tyre të suksesshme. Së dyti, forcojmë komponentin digjital në bujqësi.
Ministrja tha se nga data 15 shkurt deri në 1 mars thirrja do të jetë e hapur për të gjithë studentët që do të duhet të dërgojnë një letër interesi dhe një CV, ndërsa inkurajoi të rinjtë të bëhen pjese e të angazhohen në kët program, duke i dhënë vetes një fuqi të re dhe një eksperiencë të rëndësishme për të çarë në rrugën profesionale.