Tre ditë më parë mësuesi T.Lamaj nga fshati Drithas, Vlorë u arrestua nga policia me akuzën e kultivimit të një bime të dyshuar si opium. Bima u gjet në tokën e ullinjve. Nipi i Lamaj tregon se me këtë bimë janë rritur, duke e parë të kultivohet si një bimë e egër në toka të papunuara, madje thotë i riu, nënat dikur bënin edhe byrek më këtë bimë. Policia në komunikatën e bërë publike thotë se bimët u sekuestruan, mirëpo qartazi duket se policia jo vetëm që nuk e ka shkulur bimën, por edhe ato rrënjë që shkuli i ka lënë pas. Teksa toka vazhdon të jetë e mbushur me fidanë të rinj të rritur të bimës së dyshuar si Opium. Në qendër të fshatit, në anë të rrugës, në gati të gjitha baçet e Drithasit, dallohet lehtë se kjo bimë e ndaluar për të cilën mësuesi i fshatit është arrestuar po lulëzon e po rritet normalisht.