Fushata elektorale ka anën e vet positive pasi I bën politikanët më të dashur, I sheh ata teksa përqafojnë dhe bëhen “njësh”me njerëzit, lëshojnë dorën për para dhe financime, nuk përmbahen nga premtimet. Shpresojmë mos mbetet thjesht në letër dhe “megaprojekti”I prezantuar për fermerët në Korcë. Ku Filo, Peleshi dhe Krifca folën për projektin e Polit të Jugut Drenovë-Boboshticë-Qatrom.
Për kryebashkiakun Sotiraq Filo, ky mega projekt përmban në vetvete disa projekte që do të jenë në shërbim të gjithë komunitetit dhe mbi të gjitha të fermerëve të zonës.
Sotiraq Filo “Poli i Jugut është një projekt që synon të japë kontribut në zhvillimin e sektorëve prioritarë të rajonit, duke filluar me zhvillimin bujqësor dhe blegtoral.
Është bërë një punë e jashtëzakonshme me projekte madhore në ndihmë të bujqësisë. Sfida jonë e radhës është sesi t’i bëjmë fermerët të marrin maksimumin nga puna e tyre.
Ky mega projekt ka disa projekte që fillojnë me ndërtimin e qendrës së inovacionit për bujqësinë dhe blegtorinë, si edhe ndërtimin e një ferme të madhe për mollët. Pjesë e këtij investimi do të jetë edhe investimi në akademi të teknologjisë. Ndërtimi i qendrës më të madhe të eventeve dhe jetës së natës në shqipëri është edhe projekti i radhës, pjesë e mega projektit Poli i Jugut”
Në fjalën e tij, drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, theksoi se ky investim strategjik pritet që ta çojë fermën por edhe ekonominë familjare të zonës në një tjetër nivel.
Niko Peleshi: “Për herë të parë në gjithë shqipërinë, 4 bashki bëhen bashkë, dhe investojnë në një projekt i cili do të sjellë në tjetër nivel fermerin e kësaj zone, ekonominë, qytetet dhe fshatrat tona. Me teknologjinë pranë duke shfrytëzuar projektet dhe të rejat e fundit, duke ndërtuar laboratore, qendra ekselence, që transferojnë teknologjinë tek fermeri ne mund t’i çojmë shpejt fermat tona në një nivel tjetër.
Ministrja Krifca, pasi mbështeti projektin e ideuar nga kryebashkiaku Filo për këtë zonë, tregoi se si ka ndikuar rritja e vëmendjes ndaj fermerit dhe pritshmëritë përmes këtyre investimeve sipas saj janë tejet të mëdha.