Nga Velipoja, ku mori pjesë në aksionin për pastrimin e territorit, ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro, paralajmëroi për gjoba ndaj kryetarëve të bashkive që nuk marrin përsipër menaxhimin e mbetjeve. Madje, Kumbaro përmendi edhe një rast në Qarkun e Shkodrës, ku ka pasur gjobë ndaj një bashkie në vitin e kaluar, ndërsa tha se ia kemi kursyer Bashkisë Shkodër që të mos kemi keqkuptime politike…Por, ministrja Kumbaro foli për aplikim gjobash edhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Ministrja e turizmit e mbylli inspektimin e saj në Velipojë me mesazhin që Shkodra do të jetë kryefjalë e vemendjes në të gjithë Shqipërinë.