Spitalet dhe klinikat veterinare do funksionojnë sipas një ligji të ri që është botuar rishtas në Fletoren Zyrtare. Drafi parashikon sanksione deri në heqjen e licensës për mjekë dhe klinika që nuk zbatojnë parashikimet e ligjit. Neni 8 I ligjit përkufizon dhe veprimet qe bien ndesh me mirëqenien e kafshëve në klinikat ose në spitalet veterinare të tilla si….Ndalohen kategorikisht veprime qe shkaktojnë torturë, dhunë fizike dheverbale, sjellje çnjerëzore, frikë, dëmtim, dhimbje, vuajtje, shqetësim apo ankth të kafshët. Ndalohet gjithashtu grumbullimi I kafshëve spital apo klinikë në një mënyrë që u
shkakton atyre dhimbje, vuajtje ose dëmtim; Ndalohet mbarështimi i kafshëve në errësirë të plotë.Ndalohet përdorimi I substancave anestetike ose i substancave që dëmtojnë shëndetin e kafshëve, me përjashtim të rasteve, kur justifikohen në aspektin mjekësor ose për trajtime, në kuadrin e zbatimit të një eksperimenti, të miratuar nga autoriteti kompetent; Ndalohet ndërzimi natyral ose artificial që rezulton në rrezik ose sjell një rrezik për shëndetin e kafshëve;kryerja pa anestezi e ndërhyrjeve kirurgjikale që shkaktojnë dhimbje në kafshë;Ligji I ri parashikon edhe faktin se në një klinikë veterinare punësohet jo më pak se një mjek veteriner, ndërsa në një spital veterinar punësohen jo më pak se 3 mjekë veterinarë.
Rregulla strikte parashikohen dhe për kushtet e klinikave dhe spitaleve veterinare. Ato duhet të jenë të vendosura në ambiente që të garantojnë të gjitha kushtet urbanistike për mirëfunksionimin e tyre, si dhe të garantojnë mirëqenien e kafshëve gjatë trajtimit.Klinika ose spitali veterinar nuk duhet të jetë një ambient shqetësimi për ambientin urban, si dhe në raste të shfaqjes së një infeksioni të rrezikshëm, në ambientet e lokaleve ose në kafshët e trajtuara, sëmundja të jetë lehtësisht e izolueshme. Ambienti i klinikës ose të spitalit veterinar përveç garantimit të funksionimit normal duhet të plotësojë kushtet higjieno-sanitare, për mospërhapjen e infeksioneve, izolimin e kafshëve me rrezikshmëri të lartë, si më poshtë:Klinika ose spitali veterinar, duhet:
- a) të jetë e/i pajisur me ujë të rrjedhshëm të
ngrohtë dhe të ftohtë;
- b) të ketë dysheme të tillë që të lejojë pastrimin,
larjen, dezinfektimin e mirë dhe të shpejtë;
- c) të sigurojë një rrjedhje të mirë të ujërave dhe
të mbeturinave ujore të tjera;
ç) muret e sallave duhet të jenë të veshura me
pllaka majolike, kryesisht me ngjyrë të bardhë, që të
sigurohet larja e vazhdueshme dhe mbajtja e një
pastërtie të mirë;
- d) të sigurojnë rrjeta mbrojtëse në dritare
kundër insekteve;
- dh) të ketë ajër të përshtatshëm dhe të
ventilueshëm;
- e) të ketë ndriçim natyral dhe artificial;
ë) të jetë e siguruar, që në objekt nuk mund të
hyjnë persona të paautorizuar;
- f) të jenë të mbrojtura nga drita direkte e diellit,
nga lagështira dhe të ketë temperatura normale të
kondicionuar;
- g) të ketë një vend të posaçëm për largimin dhe
groposjen e mbeturinave, jashtë territorit të
klinikës/spitalit ose kontratën me kompani për
largimin e mbetjeve;
- gj) të garantojnë sigurinë e kafshës dhe të
personelit gjatë kryerjes së mjekimit të kafshës në
ambientet e punës;
- h) të ketë ambiente të veçuara për mbajtjen dhe
ruajtjen e dezinfestantëve, dizisektantëve dhe
deratizuesve;
- i) të ketë ambiente të veçanta për mbajtjen e
barnave narkotike, psikotrope, si dhe helmet në një
vend të shënuar dhe të sigurt dhe të PMV-ve me
përdorim të kufizuar dhe me recet