Rradhë të gjata mes kufirit Shqipëri -Kosovë në PKK Morinë. Radhët janë krijuar për shkak të kontrolleve kufitare nga pala kosovare. Fluksi në këto temperatura të larta është krijuar edhe për shkak të numrit të madh të emigrantëve të BE që po kthehen tek të afërmit e tyre në Kosovë. Ata thonë se nuk duhet të ekzistojë ky kufi e aq më keq këto pritje të gjata në këto temperatura kaq të larta.Rradhët janë më tepër në kahun për tu furur në Kosovë, ndërsa krejt ndryshe paraqitet situata nga ana tjetër e kufirit për t’u futur në Shqipëri. Ndonëse është në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë dhe shmangjen e radhëve në kufi gjatë sezonit veror mes Kosovës dhe Shqipërisë, kjo marrëveshje duket se nuk po funksionon ashtu siç duhet në kufirin Morine-Vërmicë.