Vitin e kaluar konkretisht në tetor kryeministri Rama premtoi se do ndërtohej në Durrës merkato e peshkut më e bukura në rajon.para se të behët realitet Rama në fakt bën mirë të hedhë sytë në merkaton aktuale ku dhe pse është investuar vazhdimisht nga Bashkia Durrës, por gjendja lë shumë për të dëshirëuar. Bashkia investoi së fundi 60 mln. Lekë, por qytetarë dhe tregtarë shprehen se investimi nuk justifikon shërbimin.Tregtarët thonë se markata aktuale nuk ka lavaman, si dhe kanali për largimin e ujit nuk vjen përreth gjithë banakëve. Gjithashtu janë të shumta problematikat për të cilat tegtarëve ju është dashur t’i bëjnë me shpenzime individuale.
Ka edhe tregtarët të cilët shprehen se investimi ishte i nevojshëm dhe se kushtet nuk janë si më parë, sigurisht që mund të ishte bërë më mirë.
Hyrje-daljet e qytetarëve në këtë markatë janë të pakta, kjo për faktin se sipas tyre çmimet janë rritur dhe janë të pa përballueshme, pensionistët e kanë të pamundur të blenë peshkun një nga prodhimet e qytetit.
Tregtarët nga ana tjetër thonë se çmimet janë të përballueshme dhe të lira, kjo për faktin se produktet blihen direkt nga peshkatarët e zonës, por nuk ka më qytetarë të cilët duan të blejnë, si dhe kanë ndikuar kushtet higjeno-sanitare.
Kryeministri Rama përpara se t’u premtojë durrsakve “Markatën e peshkut më të bukur në Mesdhe” të hedh sytë tek markata aktuale e cila nuk ka më tregtarë dhe konsumatorë për shkak të problemeve të shumta.
Por cfare tha Rama në tetor 2022..
Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se duhet ta çojmë realisht flotën në një standard tjetër.
“Ju e keni të gjithë eksperiencën, ju i keni të gjitha energjitë që ju duhen, ne duhet vetëm t’ju mbështesim. Ku kishte bërë vaki ndonjëherë që komuniteti i peshkimit të futej në procese aplikimesh për fonde? Edhe logjistika nuk është mjaftueshëm thjesht flota ose përmirësimi i flotës, na duhet të rrisim standardet e porteve të peshkimit, siç po bëjmë këtu sot. I erdhi koha edhe kësaj faze tjetër, mbasi u garantua që porti është i juaji e nuk kishte realisht shans ta rrëmbenin për qëllime të tjera, siç u përpoqën shumë në fillim fare, por tani duhet të rrisni standardin. Lajmi i mirë është që e ardhmja jo shumë e largët është jo shumë më e bukur se e sotmja, sepse gjithë kjo zonë, siç jua kam treguar, por tani jemi pranë realizimit dhe fillimit të punës, do të kthehet në një zonë turistike. Këtu do të ndërtohet një markatë peshku, me ambicien për të qenë një nga markatat më të bukura të Mesdheut.