Malbardhë një fshat me traditë dhe histori mund të quhet pa frikë fshati ku fetë përqafohen. Ishin myslimanët e parë që ndërtuan në këtë fshat 800 vjet më parë kishën e parë në këtë fshat. Fshati pjesë e njësisë së Kurbinit ka një shtrirje ne pjesën veriore me kodrat ku shfaqen dhe mrekullitë natyrore, aty ku ndodhet kisha historike, ndërsa në perëndim shtrihet pjesa tjetër e fshatit.
Banoret mikpritës nuk lënë rast pa shfaqur këtë cilësi. Fshatarët kanë vite që luten për një rrugë, cdo deputet dhe kryetar bashkie që u kërkon votën largohen prej andej me premtimin se do investojnë rrugën, por fshati edhe pas më shumë se tre dekada demokraci është ende pa rrugë.I famshëm për kishën, fshatarëve kjo nuk u mjafton. Fshati Malbardh ka marrë këtë emër jo për shkak të gurëve të bardhë që ka zona, por për zemrën e bardhë banorëve të cilët njihen si nga më mikpritësit në Kurbin