Një segment rrugor prej 4 km është kthyer në makthin më të madh për banorët e fshatit Rrungaj në Libofshë. Vetëm 20 km larg Fierit ky duket si fshati më I harruar dhe I braktisur prej vitesh. Rruga që të con drejt fshatit I ngjan më tepër një shtegu bagëtish ku automjetet e kanë shumë të vështirë të lëvizin.Ndërsa as nuk bëhet fjalë për shërbimet e emergjencës. Pa rrugë, pa ujë të pijshëm e pa ujë për vaditje , 35 familjet e kesaj zone sfidojnë realitetin e vështirëcdo ditë teksa nuk fshehin zhgënjimin e lënies në harresën e investimeve. Kushtet Brenda fshatit lënë shumë për të dëshirëuar e dora e shtetit këtu nuk ekziston. Banorët tregojnë plot zemërim e zhgënjim se fshatin e tyre kështu e mbajnë mend prej më shumë se tre dekadash , ndërkohë që pohojnë se ndihen të lodhur nga premtimet boshe të fushatave. Realiteti flet ndryshe, askush nuk është kujtuar për këta njerëz të cilët si gjithë të tjeret paguajnë fatura dhe taksa për shërbimet që nuk i marrin.