Grumbullimi i mbeturinave në Grabjan të Divjakës ka ngritur banorët në protestë. Ata kanë bllokuar makineritë e punës , duke mos lejuar shkarkimin e plehrave të tjera. Sipas banorëve Bashkia Lushnjë dhe Divjakë vazhdojnë t’i depozitojnë plehrat ne kete fushe e cila u mbyll dy vite me pare duke i derguar ne inceneratorin e Fierit. Prej disa javesh mbeturinat e dy bashkive po hidhen përsëri në këtë vend , duke sjellë shqetesime shëndetësore për të gjithë zonën sepse u vihet edhe flaka. Adminiatratori i Grabjanit, Fred Rista pohon se ka kapur në flagrance mjetet e bashkise Lushnjë duke hedhur mbeturinat në këtë fushë. Sipas tij nuk punon inceneratori i Fierit ndaj derdhja e tyre është bërë në këtë fushë. Për shkak te protestave të vazhdueshme të banorëve të cilët kanë jo më shumë se 50 metër larg banesat e tyre fusha e plehrave të Grabjanit u mbyll pak kohë më parë .