Një vit më parë, zonat turistike të Lezhës u trajtuan që në muajin prill për minimizimin e pranisë së mushkonjave kryesisht në qytet si dhe bregdetin e Talës dhe Shëngjinit. Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit veror dhe Shëngjini ka njohur fluks të lartë vizitorësh, ky proces ende nuk është realizuarPushuesit në Shëngjin e Tale flasin për një shqetësim që sigurisht nuk mund të kalohet lehtë gjatë mbrëmjes. Pickimi i mushkonjave është një bezdisje e madhe për ta, ndaj kërkojnë zgjidhje.Pavarsisht se mjekët në Shëngjin nuk duan të flasim, pickimi i mushkonjave shkakton enjtje të lëkurës, skuqje, kruarje dhe dhembje. Per fëmijët, pacientët me imunitet të dobët dhe turistët mund shfaqet edhe ngritje temperature. Anafilaksia është dukuri e rrallë te pickimi i mushkonjave, mirëpo kur ndodh kjo mund të jetë fatale.