Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve në Korçë ka çelur këtë të shtunë sezonin turistik . Parada shumëngjyrëshe ka bërë bashkë rreth 30 grupe performuese nga Shqipëria dhe Ballkani duke pushtuar rrugët, bulevardet e më pas duke u përqëndruar para sheshit të Katedrales.Grupe të ndryshme performuan para qytetarëve personazhe historike , mitologjike dhe fantazi e krijime nën maskat , veshjet edhe fabulat përfaqësuese.Një grup i cili vjen për herë të parë nga Follorina e Greqisë ndihen të lumtur duke zgjedhur Bele Epok,( meslufta 18-30). Kjo festë është traditë e hershme dhe e pandashme e qytetit duke u kthyer në simbol të qytetit të Korçës .
Korça hap sezonin turistik, rikthen karnavalet e famshme – YouTube
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korcë që në vitin 1940, kur jeta kulturore ka qënë e larmishme e më pas në vitet 1960 Kanavalet u ndërprenë për t,u rikthyer në vitet 1990 dhe tashmë mbetet festa më e magjishme dhe më e dashur duke bërë bashkë qytetarë korçarë por edhe turistë vendas e të huaj