Një dramë e vërtetë ka ndodhur në fshatin Lufaj të njësisë Selitë në Mirditë ku linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike i ka shkaktuar nje fermeri dëm prej miliona lekësh.10 lopë kanë ngordhur nga kontakti me rrymën elektrike e cia ishte shkëputur dhe kishte rënë në tokë. Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet. Linjat energjitike në fshatin Lufaj por në tërësi në gjithë Njësinë Administrative të Mirditës janë në kushte mesjetare, me tela nëpër shtylla të kalbura druri apo lidhur në pemë e bimësi. Fermeri P.Gj, pret përfundimin e veprimeve hetimore për të kërkuar më pas kompensimin e dëmeve që janë të paktën 10 milion lekë. Vlen për t’u përmendur, se rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë rrezikon edhe jetën e banorëve të zonës.