Në kulmin e sezonit veror banorët e Këlcyrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Situata është rënduar si pasojë e defekteve në rrjet dhe çarjes se tubacioneve, ndonëse ujesjellesi i ri është inauguruar vetëm 3 vite më parë. Banorët pohojnë se situata është riperseritur disa herë duke i lënë ata pa ujë dhe duke i detyruar të mbushin ujë në Vjosë.
“Kemi kerkuar nje informacion te detajuar per kete situate prane Ndermarrjes se Ujesjellesit Kelcyre, mirepo mesuam se drejtori ishtë me leje dhe askush tjeter nga kjo ndermarrje, nuk guxonte te fliste per situaten e renduar.”thonë banorët.
Tre vite me pare u investuan plot 2.2 milionē euro nga qeveria shqiptare per rrjetin e ri te Ujesjellesit te Kelcyres. Ne ate periudhe, banoret u ankuan pasi firma fituese e tenderit, po kryente punime me cilesi te dobet dhe jashte standartit. Protesta e tyre e atehershme, ishte pararendese e zhvillimeve te sotme dhe te ketyre viteve te fundit ku çdo muaj banoret e Kelcyres hasin probleme te kesaj natyre. Vetë banorët janë ata që ngrene pikepyetjet mbi cilesine e punimeve.