Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e nisi nga Belshi dezinfektimin e vatrave të karkalecit. Sipërfaqe të tëra tokë bujqësore në këtë bashki rezultojnë të prekura nga insekti shkatërrues. Rreth 60 ha u spërkatën në fshatin Gjolen në Belsh me pesticide ku është shfaqur dëmtuesi i karkalecit.Procesi është ndjekur nga afër nga drejtori i Përgjithshëm i AKVMB Roland Meçaj, i cili garantoi fermerët për marrjen e masave dhe kryerjen e dezinfektimit në zhdukjen e insektit dëmtues. Drejtori I Përgjithshëm I AKVMB apelon që tokat mos lihen djerrë pasi ky është një terren I përshtatshëm për insektet dëmtuese.
Aktualisht tha ai, insekti është shfaqur në Divjakë dhe Belsh ku po ndërhyhet me insekticide.Edhe drejtues vendor në qarkun e Elbasanit pohuan se tani është momenti i duhur për të ndërhyrë, pasi jemi në fazën e tretë të larvave.Procesi i dezinfektimit po ndiqet edhe nga ekspertët e fushës dhe profesorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët po informojnë dhe këshillojnë fermerët për mbarëvajtjen e procesit deri në zhdukjen e insektit dëmtues.
E ndërkohë që në Belsh luftohet, koloni të tëra karkalecash kanë pushtuar tokat në zonën e Sektor-Seman në Fier. Fermeret pohojne se siperfaqe te konsiderueshme te mjella me miser dhe jonxhe jane demtuar nga tufat e karkalecave nderkohe qe nga viti ky insekt problematik sa vjen e shtohet per shkak te rritjes se siperfaqeve te tokave djerre.
Te ndodhur ne kushte te tilla fermeret pohojne se mbeshtetje nga qeveria nuk kane patur per zgjidhjen e ketij problemi ndersa theksojne se dezinfektimi individual nuk ndihmon aspak ne zhdukjen e karkalecit. Perballe kesaj situate ata apelojne njezeri për nderhyrje urgjente nga Ministria e Bujqesise pasi tashme karkaleci ndodhet ne fazen e agresivitetit te tij. Zona e Sektor – Seman eshte nje nder zonat tradicionalisht te infektuara nga karkaleci i tokes i cili cdo vit ka shkaktuar deme te konsiderueshme ne te mbjellat e fermereve.