Fermerët e njësisë administrative Kotë kërkojnë ndërhyrje emergjente ndaj rrezikut të karkalecit. Në fshatin Mavrovë fermerët janë të shqetësuar pasi prej 5 vitesh karlaleci ka krijuar habitatin e tij dhe po rrezikon të mbjellat e kulturave të pranverës. Ata kërkojnë mbështetje për pesticide për ta luftuar karkalecin tani që ai është në fazën e parë, sapo ka lindur, ndërsa më vonë ai mund të dëmtojë gjithë zonën.
Fermeri Artur Runaj sapo ka dezinfektuar me pesticide parcelat e tij , por thotë se është e pamjaftueshme kjo dozë, ndaj kërkon ndihmën e shtetit. Për administratorin e njësisë administrative Kotë ,Arshi Krasniqi problemi është prej 5 vitesh dhe fermerët janë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme, ndaj bën thirrje për mbështetje me pesticide nga shteti, ndërsa fermerët mund ta bëjnë spërkatjen vetë.