“Është shembuli tipik kur e ke kokën bosh dhe veshët të zënë, për punë JO për poza PO”. Kjo kritikë € Erjon Braces që dihet kujt I drejtohet merr shkas nga një fenomenn në fshati Cermë në Lushnjë, por jo vetëm, ku karkaleci po bën kërdinë në kulturat bujqësore. Sikur mos mjaftonte koha € keqe me rreshje të dendura, bujqit po “dënohen”edhe nga karkaleci.
Brace ka postuar dhe video me shënimin ..
“Shihni ci ka bere jonxhes karkaleci;
Tani-me thote Fadili, nuk ke ci ben me, celin vezet cdo dy dite, pavaresisht sperkatjes; duhej bere muaj me pare!
NUK DI, JAM PA FJALE!
Ne fakt i kam ca fjale po si them dot, do duken si llafe turpi!”
Karkalecat janë dëmtues polifag sepse ushqehen me shumë lloje bimësh, duke përbërë kështu një ndër grupet më të dëmshme të insekteve në kulturat bujqësore e më gjerë. Dëmet nga karkalecat janë krahasuar me tërmetet, epidemitë dhe luftërat botërore. 𝑵𝒆̈ 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒊𝒏 𝒕𝒐𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒉𝒂𝒑𝒋𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒆 𝒆 𝒌𝒂𝒓𝒌𝒂𝒍𝒆𝒄𝒂𝒗𝒆 𝒊 𝒕𝒂𝒌𝒐𝒏 𝒗𝒊𝒕𝒆𝒗𝒆 1946-1948-1993 𝒅𝒉𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊 1996 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒊𝒅𝒆𝒓𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒔𝒊 𝒌𝒖𝒍𝒎𝒊 𝒊 𝒑𝒐𝒑𝒖𝒍𝒍𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒌𝒂𝒓𝒌𝒂𝒍𝒆𝒄𝒂𝒗𝒆.
Ky insekt është një fluturues i mirë. Karkaleci kalon 5 mosha (stade). Dallimi i moshave bëhet nëpërmjet karakteristikave të tilla si: numri i segmenteve të antenave, madhësia e trupit, prania e krahëve, etj. Karkalecat kanë pak a shumë një cikël biologjik të ngjashëm. Dëmtuesi jep 1 brezni në vit. Dimëron si vezë, në brendësi të tokës në thellësi 5-10 cm. 𝑽𝒆𝒛𝒆̈𝒕 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒄̧𝒆𝒍𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒋𝒊𝒕, 𝒅𝒆𝒓𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒊𝒕𝒆̈𝒕 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒒𝒆𝒓𝒔𝒉𝒐𝒓𝒊𝒕.