Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në fshatin Trestenik të bashkisë Devoll, ku një emigrant i paligjshëm dyshohet se është pickuar nga gjarpëri. Sipas informacioneve paraprake, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur 2 emigrantë në fshat, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit, ndërsa na konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri gjatë ecjes mes malit, itinerar që e ndjekin shpesh emigrantët për të shkuar drejt Tiranës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Korccës për mjekim më të specializuar. Shefja e urgjencës në spitalin e Korccës, mjeke Vlefta Bejko konfirmon rastin dhe se I është dhënë mjekimi i nevojshëm.