Banoret e Belinës në bashkine Patos po vuajnë ndotjen e vazhdueshme nga kompania “Bankers”, Ata ankohen jo vetëm për ndotjen, por edhe për varfërinë. Edhe pse jetojnë mbi ‘arin e zi” banorët e kësaj zone janë të papunë dhe përballen cdo ditë me varfrëinë, degradmin mjedisor dhe me sëmundje të shkaktuara nga ndotja.
Nje prej banorëve të Belinës Lulëzim Gjishti ankohet se kompania “ Bankers Petroleum” i ka shkaktuar dëme edhe ne tokën e tij e cila ndodhet prane vaskave te bitumit nderkohe qe shëndeti i bashkëshortes sa vjen e rëndohet si pasojë e ndotjes.
Banoret e kesaj zone pohojnë gjithashtu se cdo ditë e me shumë po perballen me shtim të sëmundjeve respiratore dhe të fenoleve në gjak por përpos kësaj situate edhe durimi i tyre ka shteruar për të denoncuar kete ndotje shumëvjecare. Ata pohojnë gjithashtu se ndihen të shperfillur dhe të braktisur nga shteti duke zgjedhur në heshtje largimin dhe emigracionin teksa theksojnë se cdo ditë që kalon është një goditje e rëndë për shëndetin dhe për ekonominë e tyre.