Fshati pa rrugë, ujë të pijshëm dhe energji elektrike, braktiset nga banorët, jetesa në Rrafsik të Mirditës ngjan si në mesjetë.Në këtë fshat kodrinor që ndodhet ngjitur më rrugën nacionale mes Lezhës dhe rëshneit nuk është realizuar asnjë investim gjatë dekadës së fundit. Banorët thonë se mungesa e ndërhyrjeve ju ka vështiresuar jetesën, ndërsa e kanë humbur shpresën se një ditë situata do të ndryshojë, pasi shqetësimet e tyre të vazhdueshme nuk kanë marrë vëmendje.Deri pak vite më parë në fshatin Rrasfik Mirdites jetonin rreth 200 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jeteses zona është braktisur masivisht nga banoret.