Bletaria dhe prodhimi I mjaltit është kthyer tashmë falë edhe mbështetjes që adreson qeveria për këtë sektor, në biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve çdo ditë e më shumë. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural solli shembullin e “Albanian Bees and Honey”, që është një nga përfituesit e programit IPARD II në sektorin e bletarisë.
AZHBR-ja bëri të ditur se, kjo është sipërmarrje e re duke respektuar standardet e kërkuara për prodhimin e mjaltit cilësor duke dhënë kujdesin e duhur për rritjen e bletëve, ndërtimin e koshereve dhe mënyrën e ruajtjes së mjaltit. Ai sot numëron rreth 400 koshere dhe thekson se mënyra e ndërtimit dhe ndërrimi i tyre është i domosdoshëm që bletët të prodhojnë një mjaltë më të mirë, gjithashtu edhe ua ndryshon vendndodhjen sipas stinëve.
Bletaria është një sektor që ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit dhe mbështetja që i është dhënë nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD kanë ndihmuar në përmirësimin € standardeve dhe rritjen e të ardhurave të bletarëve. Zhvillimin e këtij sektori, po e mbështet edhe qeveria, përveç financimit për mbarështimin
e bletëve me fondet e buxhetit të shtetit, fermerët mund të aplikojnë për ndihmë financiare për të ndërtuar një linjë paketimi apo përpunimi të mjalti përmes programit IPARD.