Më shumë investime në sektorin e blegtorisë, peshkimit dhe ullirit janë fokusi kryesor i marrëveshjes së arritur midis ministrisë së bujqësisë së vendit tonë me ministrinë e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe pyjeve në Itali.
Ministrja Krifca firmosi këtë të hënë memorandumin e bashkëpunimit me homologun Italian.
Krijimi i një produkti sa më cilësor dhe mbrojtja e konsumatorit ishin dy çështjet që do të fokusohet shteti italian, sipas ministrit italian Francesco Lollobrigida.
Prodhimi i produkteve me brandin italo-shqiptar dhe eksporti i tyre edhe në vende të tjera është qëllimi i memorandumit të dy ministrive.