Shoqata Shqiptare e Bimëve, Esencave dhe Kultivuesëve të Bimëve Aromatike Mjekesore (EPCA) nëpërmjet kryetarit të shoqatës, z, Xhevit Hysenaj, i bëri thirrje Ministrise së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për të kthyer sytë dhe vemendjen reale për këtë industri 100% eksportuese sa nuk është vonë.
Në konferëncën e organizuar për shtyp, Hysenaj, ftoi ministrat përkatës të mos punojne për show sa për rrjetet sociale dhe për ti mbushur mendjen kryeministrit se po punojnë, por të bejnë punë të konkrete reale te prekeshme për fermeret prodhues, per ata qe dielli I mengjesit I zen ne fushat me te mbjellat e tyre.
“Fermat nuk prodhojnë online, ato nuk ngopen me rrjetet sociale. Prodhimet bujqësore në fushë nuk rriten në face book, as në instagram.
Le te kthejmë fytyrën realisht nga bujqesia, nga ai që punon token, ai që e vjel prodhimin, ai që e shet prodhimin në bazë të ligjeve Shqiptare, i pajisur me NIPT fermeri dhe paratë i qarkullojnē me bankë. Ky është fermeri i vërtetë europian, që duhet të konkuroje nē tregjet boterore.
Por çfarë po ndodh me fermerët e vërtetë, ku vetëm në industrinë tonë mbahen 4000 familje. Ku fermeri punon, prodhon, administron dhe tregton në menyrën ligjore dhe mbeshtetjen e ka zero.”
Mbështetja direkete e fermerëve me NIPT është jo vetëm formalizim I ekonomisë dhe zgjidhja reale e transparencës, por edhe mbështetje për fermerët që punojnë tokën dhe mbajnë familjet.
“Ky fermer me NIPT që punon me fatura fiskale, pikerisht ky fermer bëhet viktime e abuzuesve, atyre që për fat të keq kanë kopsitur letrat mbase edhe fallso me certefikata pronësie, me kontrata noteriale, miqësi, rryshfete e pelivanllëqe futin paratë në xhep. Kjo është e pa drejtë dhe nuk duhet lejuar”- deklaroi Hysenaj.
Çfarë ka ndodhur me mbështetjet e deritanishme
Denoncimi publik nga kreytari I EPCA, Xhevit Hysenaj, u tha se: “Do të gjeni investimet e BE dhe Ministrisë së Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural, ku kollonat 20 cm x 20 cm realisht janë të katërfishuara në letra, do të gjeni një mospërputhje shumë të madhe me situatën në terren dhe atë në letra.
Do të gjeni aty fermerët e formalizuar me NIPT, të cilët kanë dorëzuar prodhimet e tyre bujqesore me faturen e fiskalizuar duke qarkulluar paratë e prodhimeve të tyre me bankë të cilët nuk janë mbeshtetur me asnjë subvencion, nga ana tjeter do te gjeni fermerë të cilët kurrë nuk kanë dorzuar prodhimet e tyre me fature te fiskalizuar por kanë marrë suvencione nga shteti shqiptar thjeshtë se janë bërë reklamat në mediat sociale nga ata që i kanë qelbur kolltuqet e tyre me marrje parash dhe servilosje ndaj ministrave njeri pas tjetrit. Të gjitha këto janë tejet të lehta për tu verifikuar”.
Shoqata e Bimeve, Esencave dhe Kultivuesve Shqiptarë të Agrobiznesit EPCA bën një thirrjë të fuqishme qeversië shqiptare.
Propozimet për të dalë nga situate:
E para: Subvencionet, cilatdoqofshin ato, të kalohen direkt në llogarinë e fermerëve, sapo ata të marrin faturen fiskale të dorzimit te produktit bujqesor te tyre në fabrikat e perpunimit.
Kjo rrugë shmang abuzimin, shkon shperblimi tek fermeri por edhe formalizon industrinë përpunuese të agro-biznesit.
Me realizimin e kësaj, zgjidhet kjo situatë. Kërkon vetëm vullnet dhe aspak buxhet të shtuar nga ana e qeverisë por manaxhim te mire te ketij buxheti
: Një auditim për të gjitha ato kompani të cilat kanë qenë përfituese të programeve të ndryshme të subvencionimit te kontrollohen nga tatimet. Në rast se ato nuk kanë rrezultuar transparente dhe efektive te merren masa konkrete dhe te mos mbështeten më. Ndërsa ato që kanë kthyer investimin, të vlerësohen e mbeshteten se bashku me fermeret paralel. Kjo do të rriste konkurencën e ndershme dhe do ti vinte fre korrupsionit.
Pavarësisht zhvillimeve, eksportuesit shqiptarë ende nuk e kanë arritur niveli ne eksporteve të vitit 1988 të cilat ishin 78 miljon USD.