Fermerët e Divjakës po perballen me mungesen e tregut për shitjen e grurit. Pas përfundimit të sezonit të korrje- shirjes, i gjithë prodhimi ka mbetur i hapur në fushe ose në magazina te improvizuara, i pashitur.
Fermerët pohojnë se shkak i mungesës së shitjeve është bërë cmimi i ulët , rreth 50% më pak se vitin e kaluar. Teksa e cilësojnë si vitin më të vështirë ndër vite per kultivuesit e drithrave , ata pohojnë të zhgënjyer se cmimi i grurit është nën kosto dhe po u shkakton shumë humbje. Cmimi i grurit sot është 25 lekë për kilogram, pohon një prej kultivuesve më të mëdhenj te zonës, Franc Kaloshi, i cili kultivoi për këtë vit plot 80 ha tokë bujqësore me grurë dhe siguroi një prodhim të mbarë, 240 ton. Me këtë cmim shitje humbjet janë të pallogaritshme krahasuar me kostot e teë mbjellave, ka pohuar ai, teksa thekson se mungojnë depot e magazinimit. Fermeri që gjithe jetën e tij e ka të lidhur me kultivimin e drithërave pohon se situata kërkon zgjidhje të shpejtë pasi gruri kërkon kushte specifike magazinimi dhe jo depo të improvizuara, ndërkohë qënuk fsheh shqetësimin e ndërprerjeve te fondeve per bujqësinë shqiptare nga BE si aplikues tre here radhazi, po asnjëherë përfitues. Sipas fermerëve këtë vit prodhimi është i mbarë pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike në muajt e parë të vitit të cilat sollën jo pak dëme në të mbjella. Besimplote se do te kishin ndihmen e Ministrise se Bujqesise ata shtuan edhe siperfaqet e mbjella me grure, duke mos e parashikuar se do te perballeshin me mungese te magazinave, cmim te ulet dhe prodhim stok e per me teper te braktisur ne fatin e tyre.
(11) 240 ton pa shitur, prodhuesi më madh i grurit në Myzeqe që s’pëfitoi asnjëherë fonde – YouTube
Materiali u përgatit nga Marsela Topi