Banorët e fshatit turistik të Radomirës në Dibër, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në zonë. Banorët kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja marrëse e ujit. Ata u mblodhën së bashku për të treguar se nuk do lejojnë avancimin e punimeve nga firma e cila pasi ka ndërtuar një HEC në kufi më Kukësin, kërkon që ta shtrijë investimin drejt fshatit Radomirë për të ndërtuar edhe dy HEC-e të tjera. Banorët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë dhe të mos lejojë shkatërrimin e fshatit turistik të Radomirës i cili vitet e fundit ka tërhequr mijëra turistë, vendas e të huaj.Banorët pretendojnë se firma po i kryen punimet në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre, ata nuk janë pyetur dhe nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike.Fshati Radomirë në Dibër vitet e fundit ka njohur një zhvillim të agro-turizmit pasi janë ndërtuar disa bujtina si dhe gjendet rrëzë malit të Korabit, një destinacion ky shumë i preferuar i turizmit malor.