Ky ulli shekullor ndodhet në fshatin Gjorm të Kurbinit. Ai ka përmasa jo të zakonshme. Perimetri i trungut është 12-13 metra ndërsa diametri 4 metër linear. Pema vazhdon të prodhojë fruta por njëkohësisht vijon ende rritjen. Ai është pjesë e ullishtes thuajse 400-500 vjeçare. Ymer Hysam, studiues “Veçoria e tij është jetëgjatësia. Ai nuk vdes kurrë. Kanë qenë edhe dy ulli të tjerë, njëri është dëmtuar nga erozioni, tjetri nga një zjarr i pakujdesshëm. Të tre kanë qenë mbi 2000 vjecarë, ndërsa vaji që prodhohet prej tij është i një cilësie të mirë”. Për nga përmasat konsiderohet ndër ullinjtë më të hershëm jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan dhe më gjerë. Deri më tani, përpjekjet e vazhdueshme nga banoret në sensibilizimin institucioneve kanë dështuar,pasi nuk është bërë asgjë për të përcaktuar moshën e saktë të tij me provën e karbonit. “Unë nuk kam reshtur së sensibilizuari për ta shpallur monument natyre, si me ministrinë e bujqësisë ashtu edhe më atë të mjedisit, që shpall monumentet natyrore. Ky ulli vërteton historikun e kësaj ullishte”. Në këtë zonë ka jetuar një ndër familjet princërore të hershme të Arbrit. Vendi përreth dhe pothuajse e gjithë ullishta janë të mbushura me themele banesash dhe qeramika që vërteton hershmërinë si dhe vendbanimin e fshatit.