Fermeri Xhelal Bajraku nga fshati Kuç i Bashkisë Shkodër kërkon më shumë mbështetje nga shteti për prodhimet bujqësore. 71-vjeçari tregon për Fax Neës se gruri nuk ka pasur shumë shitje këtë vit, teksa problem mbetet krijimi i një tregu…
Bajraku thotë se në këtë zonë ka pasur fermerë që kanë falimentuar. Sipas tij, nëse do të kishtë më shumë zhvillim të bujqësisë, edhe rinia nuk do të ishte larguar kaq shumë. 71-vjeçari kërkon që të paktën të krahasohemi me Kosovën, përsa i përket bujqësisë…
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe shumë fermerë të tjerë, jo vetëm në fshatin Kuç, por edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë Shkodër.