Një prej gropave ekologjike në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzës gjatë dy ditëve të fundit është mbushur me derdhje hirdokarbure duke u kthyer në bombë ekologjike për zonën. Ambjentalisti Qani Rredhi ngre alarmin se gropa është pa leje mjedisore dhe jashtë kushteve teknike. Sipas tij edhe një vit më parë në këtë gropë u depozituan 320 tonë mbetje hidrokarbure dhe kompania u denoncua. Përballë kësaj situate edhe Albpetrol pranon që gropa nuk ka leje mjedisore.
Derdhjet e fundit janë konstatuar dy ditë më parë dhe të bashkuara me reshje shtohet rreziku që gropa të dalë jashtë funksionit dhe mbetjet të depërtojnë në sipërfaqe. Këto derdhje rrezikojnë jo vetëm kontaminimin e tokave bujqësore , por edhe të ujërave nëntokësore që kanë lidhje me puset e ujit të pijshëm duke rrezikuar shëndetin e banorëve.Në këtë zonë janë 4 gropa ekologjike. Zoti Rredhi ka pohuar gjithashtu se nëse nuk merren masa për këtë masakër mjedisore çështja do t’i kaloje organeve të drejtësisë