Gropat ekologjike janë një ndër vatrat më ndotëse të tokës, ujit e ajrit në zonat e puseve të naftës. Një ndër to është dhe një grope ekologjike e kompanisë Albpetrol në Kallm te Fierit, e shtrirë në një siperfaqe prej 1 ha e cila është kthyer në makthin më të madh të banorëve të zonës vecanërisht me rritjen e temperaturave.Sipas banorëve që jetojnë pranë këtij vendgrumbullimi nafte prej më shume se tre dekada , trajtimi aspak ekologjik nga ana e kompanise ka bërë që të shtohen rastet e të sëmureve me karbon në gjak e patologji të tjera teksa theksojnë se në serën e shkrirë jo pak herë kanë humbur shumë bagëti e shpezë dhe u është rrezikuar jeta femijëve.Ata pohojnë gjithashtu se janë lodhur nga ankesat e vazhdueshme dhe neglizhenca ndër vite e instancave perkatëse. “Le të vijë Edi Rama të jetoje një jav” ketu” thotë ne kulmin e indinjates nje banore e zones e cila e ka banesen fare prane kesaj grope ekologjike për ekzistencen e së cilës kujtohen vetëm gjatë fushatave elektorale. “Sollën nje skrep para fushates sa për të thënë” thone banorët por nuk bëri asgjë për pastrimin e mbetjeve hidrokarbure.
Ndërkohë sipas ambientalistit Qani Rredhi , kjo situatë është e pajustifikueshme teksa ka theksuar se për këto mbetje historike kompania Albetrol është denoncuar disa herë por vijon neglizhencën duke shpërfillur këtë problematikë shumëvjecare.Sipas ambientalistit Rredhi mbetjet hidrokarbure jane njs shqetësim madhor jo vetëm për zonën e Kallmit por edhe të Zharrëzës e Marinzës.