Më shumë se 200,000 kafshë të ngordhura janë deklaruar në Organizatën Helenike të Sigurimeve Bujqësore (ELGA) në Thesali, Greqinë Qendrore, sipas ministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Lefteris Avgenakis.
Duke folur nga Qendra e Koordinimit të Krizave në Larisa, Avgenakis tha se deri më tani janë raportuar të ngordhura 61,786 dele dhe dhi, 19,355 derra, 5,306 bagëti dhe 123,810 shpendë.
Sipas Avgenakis, ka vështirësi në afrimin me njësitë blegtorale, gjë që rezulton me probleme në grumbullimin dhe menaxhimin e kafshëve të ngordhura.
Avgenakis deklaroi se “ballafaqimi me çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin publik është përgjegjësi e të gjithëve ne”, duke i inkurajuar individët të marrin masa për të shmangur rreziqet shëndetësore.