Kanali në zonën e Livadeve në qytetin e Shkodrës është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës. Ata thonë se derdhja e ujërave të zeza në këtë kanal kthehet në një rrezik pandemie në sezonin e verës.
Banorët tregojnë se në këtë kanal nuk është ndërhyrë prej vitesh dhe i bëjnë apel bashkisë për pastrimin e tij, pasi në të hidhen edhe mbetje të ndryshme. Janë rreth 300 familje që përballen me këtë problematikë, që egziston prej disa vitesh.