Kultura e gështenjës së Tropojës, është infektuar nga “grereza aziatike” e njohur ndryshe si “grereza e zeze”. Shpend Nikoci, Kryetar i Shoqatës së Kultivuesëve të Gështjenjes,thotë se kjo sëmundje re e pa konstatuar më parë rreth 3 mijë famijeve që kultivojnë e tregëtoj këtë drufrutor iu ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 6.5 milionë euro pa llogaritur demtimin e ekosistemit të masivit të gështenjës.
Përballë kësaj situate fermeret përmes një proteste kërkuan nga qeveria aktivizimin e strukturave kërkimore – shkencore dhe kontrolle biologjik që mund të ulë nivelin e infektimit. Masivi i gështenjës në Tropojë zë një siperfaqe mbi 2 mijë e 86 ha me rreth 220 mijë rrënjë, prej të cilave rreth 190 mijë janë në prodhim, ku rendimenti arrin deri ne 40 – 45 kilogram për rrënje.