Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme me drejtuesit qendrorë dhe vendorë, ndër të tjera edhe për krimet mjedisore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të gërryerjes së kundërligjshme të shtratit të lumit Mat.Për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. L., 34 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamion dhe ekskavator), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve, shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Lezhë. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kamioni, ekskavatori që përdoren në këtë aktivitet