Andi Gjoka përfaqësues i biznesit të një kompanie të luleve dekorative ka denoncuar firmën që kryen punimet në aksin e rrugës Thumanë- Kashar. Firma kontrakore Gener 2 në ndërtimin e këtij aksi sipas pronarit Gjoka po kryen punime në biznesin e tij, ndërkohë që është një investim prej 20 vitesh dhe kërkon dëmshpërblim. Ai shprehet se firma nuk ka marrë parasysh të dëmshpërblejë një biznes në të cilën janë të punësuar 20 persona nga zona e Thumanës. Njëkohësisht banorët e fshatit Berxullë që preken nga ndërtimi i këtij aksi kane protestuar ndaj kësaj firme e cila nuk ka dëmshperblyer banesat që preken nga kjo rrugë.