Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për banoret Mërqisë në Njesinë Administrative të Kallmetit në Lezhë.Ky fshat furnizohet me uje vetem 1 orë në ditë, por dhe ai është i pakonsumueshem.Ujësjellësi i ri është ndërtuar 15 vite më parë, por depoja u vendos ngjitur me Lumin Drin e për pasoje uji ka qenë në vazhdimësi i ndotur.Në këto kushte rreth 800 banorë të Mërqisë detyrohen të blejnë, ujin e pijshëm apo të mbushin në burime disa km larg fshatit të tyre.Mungesa e ujit ju ka vështiresuar jetesen thonë banoret të cilët kërkojnë zgjidhje të këtij problemi disavjeçar.E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se është në dijeni të problematikes, e cila do të marrë zgjidhje me ndërtimin e Ujësjellësit të ri për fshatrat Mërqi dhe Raboshtë, investim i cili do të financohet brenda një kohe të shpejtë.