Eksportet e bujqësisë shqiptare në Bashkimin Evropian arritën një rekord prej 473 milionë euro në vitin 2022, sipas ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Kjo paraqet një rritje prej 15.6 për qind në vëllim dhe 18.1 për qind në vlerë krahasuar me vitin 2021.Rritja u nxit nga investimet në infrastrukturën e eksportit, si kapaciteti i ruajtjes dhe frigoriferimit.Frutat dhe perimet përbëjnë 20 për qind të prodhimit bujqësor të Shqipërisë, por kontribuojnë me 36 për qind të eksporteve të saj dhe kjo pjesë pritet të rritet, sipas një raporti të Bankës Botërore për vitin 2022.Perimet serrë si domatet, kastravecat, specat, lakra, qepa dhe preshi janë ndër produktet më të eksportuara të vendit.Raporti përmend klimën e favorshme, afërsinë me tregjet evropiane dhe fuqinë punëtore me kosto të ulët si arsye për potencialin e fortë të investimeve të Shqipërisë, së bashku me cilësinë e lartë dhe konkurrencën e ofertës së saj për eksport.
Në veçanti, domatet përfaqësojnë një mundësi të madhe, pasi ato mund të konkurrojnë në cilësi me produktet e vendeve të tjera në tregje si Evropa Perëndimore.Këto produkte kanë fituar terren në Ballkanin Perëndimor dhe janë pozicionuar mirë për të bërë përparim në tregun e BE-28, thuhet në raport.Shqipëria është shumë e varur nga sektori i saj bujqësor, i cili përbën 20 për qind të PBB-së, 40 për qind të punësimit dhe 12 për qind të totalit të eksporteve.Raporti identifikon një sërë sfidash me të cilat përballet Shqipëria, duke përfshirë rritjen e kostove dhe infrastrukturën e dobët.Produkte të tjera të identifikuara nga Banka Botërore si burime të mundshme të të ardhurave për fermerët shqiptarë përfshijnë peshkun, arrat, frutat, shalqinjtë dhe ullinjtë e konservuar.