Fidanishtja pyjore, Pejë
___
“Fatkeqësisht, është shumë më e lehtë të krijosh një shkretëtirë sesa një pyll”. – James Lovelock
Peja shquhet për gjëra të bukura dhe shumë të bukura.
Por lidhur me pylltarinë, në Pejë gjendet një fidanishte pyjore shumë e rëndësishme.
Me një kapacitet prodhues prej 1.5 milion fidanë në vit, fidanishtja mbetet më e madhja në trojet tona.
Të gjitha pyllëzimet që bëhen në Dardani i marrin fidanët këtu.
Megjithëse Dardania nuk ka shumë nevojë për pyllëzime (pyjet i ka dy herë më të mira se tonat), çdo vit mbjell rreth 1 milionë fidanë.
Përveçse shumë profesionale nga pikpamja e organizimit dhe cilësisë së punës, finadishtja kultivon lloje të ndryshme pyjore si: pisha e zezë, hartina, hormoqi, bunga, larshi etj.
Përkushtimi i ing.Bashkim Isniqit prej 35 vitesh këtu ka bërë që findanishtja pyjore të krijojë dhe mbajë emër të mirë prej dekadash tashmë.
Fidanishtja pyjore është në varësi të Institutit Pyjor të Pejës. Po ashtu dhe vetë Instituti i Pyjeve në Pejë, ka patur famë shumë të mirë.
Të dy bashkë, Instituti dhe fidanishtja janë modelet pozitive që i mungojnë Shqipërisë prej vitesh.
Prandaj ne kemi edhe aq shumë dëmtime të fondit pyjor dhe pamundësi epike për të realizuar pyllëzime masive.
Ama, ndryshe nga findanishtja e Pejës, ne në Shqipëri jemi në gjendje që përmes facebook, 1000 fidana të mbjellë ti përcjellim sikur janë mbjellë 10 milion. Kjo është e metë e madhe në Pejë, sepse këtu punohet në realitetin praktik dhe jo në atë virtual siç bëjmë ne.
Na duhen 20-30 vjet të kapim standartet e sotme të Dardanisë. Ndërsa ato të Evropës…shekullin tjetër.
Abdulla Diku