Ky është Kujtim Plangaj, një fermer në zonën e Postribës të Bashkisë Shkodër, që merret me kultivimin e qepës që në vitet 90’. Kujtimi na tregon se këtë vit është mbjellë shumë pak për shkak të çmimeve të ulëta në vitet e kaluarA. Problem mbetet mungesa e mbështetjes nga shteti, ku nuk ka asnjë ndihmë. Gjithashtu, mungesa e fuqisë punëtore ka krijuar probleme të mëdha, për shkak të largimeve të shumta. Kujtimi thotë se qeveria duhet të ndërhyjë që për të tilla produkte të mos jetë e nevojshme të vijnë nga jashtë…Postriba është një zonë që njihet për prodhimin e qepës, por lënia në harresë nga shteti ka bërë që prodhimet e këtyre fermerëve të shkojnë dëm disa herë.