Festa e qershisë,e kthyer tashmë prej 3-vitesh në një traditë të përvitshme nga bashkia e Beratit,ka mbledhur edhe këtë vit fermerë e qytetarë në fshatin Drobonik,fshati me pemtari qershie më të madhe në rrethin e Beratit.Festa e Qershisë,e cila përkon edhe me çeljen e sezonit turistik në Berat,u organizua nga bashkia e qytetit me mbështetjen financiare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.Shumë fermerë,të ndara sipas zonave,ekspozuan në fshatin Drobonik varietetet e ndryshme të qershive,një produkt që konkurron në tregjet e vendit dhe jashtë tij,liko dhe reçelëra të shumëllojshme,gatime tradicionale,mjaltë etj.Atmosfera e Festës së Qershisë është shoqëruar edhe me këngë e valle,duke sjellë hare dhe një atmosferë ndryshe në këtë fshat.Si pjesë e kalendarit vjetor të festave të bashkisë,kjo festë synon promovimin e resurseve të qytetit të Beratit dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj.Fermerët pohojnë se prodhimi i qershisë këtë vit ishte i pakët pasi fruti u dëmtua nga moti i keq,ndërkohë që deklarojnë se çmimi i lartë me të cilin këtë vit ka dalë qeshia e parë në treg është mjaft i kënaqshëm për ta.Fermerët ankohen për mungesën e një tregu të mirëfilltë për produktet e fermerëve,ndërkohë që i kërkojnë Ministrisë së Bujqësisë t’i mbështesi me naftë,subvensione e grande.Zona e Beratit konsiderohet si një nga më të mëdhatë në vend për prodhimin e qershive.Me më shumë se 248 hektarë me pemë qershie dhe me një prodhim mesatar vjetor rreth 1900 ton qershi,Berati mbart një peshë të rëndësishme në prodhimin e qershisë në vendin tonë dhe është mjaft i njohur për prodhimin e disa varieteteve me cilësi shumë të lartë të këtij fruti.