Fermerët e Kafaraj ne Fier janë sensibilizuar me sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë. Jo zyrtarisht ata kanë vendosur sanksionet e tyre duke rënë në një mendje që mos dërgojnë në Rusi asnjë arkë me luleshtrydhe. Fermerët kanë zgjedhur kësisoj mënyrën e tyre të protestës ndaj vrasjes së mijëra viktimave të pafajshëm në Ukrainë dhe luftës së pajustifikuar ruse.
Prodhimi i i luleshtrydhes në Kafaraj këtë vit është i mbarë por kultivuesit i tremben faktit se ne pikun e sezonit çmimi do të ulet ndjeshëm për shkak të mbiprodhimit. Ata deklarojnë se kryesisht luleshtrydhja shkon për eksport nderkohe qe 30% e saj shkon ne tregun vendas .
Zona e Kafaraj ne Fier është shndërruar në një oaz të kultivimit të luleshtrydhes, nderkohe qe 90% e ketij produkti ne vendin tone prodhohet pikerisht në kete zonë. Nga viti në vit interesi i fermereve është rritur ndërkohë që aktualisht 260 prej tyre merren me kultivimin e luleshtrydhes. Sezoni është në fillimet e tij me një prodhim të mbarë por kultivuesit i tremben faktit se në pikun e tij do te ketë mungesë tregu duke përsëritur historinë e viteve të kaluara . Aktualisht fermeret pohojnë se tregu vendas vuan formalizimin e tij ndërkohe qëe eksportet janë shpëtimi i kësaj situate.
Sipas administratorit te njësisë administrative Frakull Dashnor Troka , shtimi i siperfaqeve te kultivuara me luleshtrydhe është arritur edhe në saj të funksionimit te skemave mbështetëse të subvencionimit , por ka kërkuar njëherazi që ato te jene edhe më efikase. Aktualisht çmimi i nje arke me luleshtrydhe arrin ne 1100-1200 lekë. (Marsela Topi/ FaxNews)