Pas 15 vitesh në fushat e Divjakes po rikthehet prodhimi dhe eksporti drejt supermarketeve europiane i varietetit të shalqirit pa fara në permasa një kg. Sipas një prej prodhuesve të këtij varieti të vecantë ,Erio Todi , në total për këtë sezon është kultivuar rreth 50 ha në fushe të hapur teksa ka theksuar se e vecanta e ketij varieteti është se me shfrytezimin e kushteve të favorshme klimaterike po tentohet prodhimi deri nëfund të tetorit , ndërkohë që në të gjithë Europën ky prodhim ka përfunduar.
(6) Fermerët e Divjakës gjejnë shpëtim, minishalqirin pa fara e çojnë në Evropë – YouTube
Po sipas tij, me kete varietet kane mbjelle sipërfaqet e tyre rreth 50 fermere nderkohe qe i gjithe prodhimi eshte i kontraktuar ne vendet europiane , kryesisht drejt Gjermanise. Ai ka theksuar gjithashtu se prodhimi i ketij varieti po iu ofrohet edhe konsumatoreve shqiptare dhe synohet qe per vitin e ardhshem te kontraktohet per tregun e brendshëm dhe të jashtëm rreth 200 ha ndërsa nuk ka lënë pa permendur faktin se ky varietet i vecante shalqiri , eshte prodhim bio dhe mjaft cilesor ku pervec shijes se vecante ofron dhe siguri per shendetin e konsumatoreve pasi ka 0 pesticide.