Në fshatin Sofratikë, një familje nga Lazarati ka ngritur një fermë për mirërritjen e gomaricave pas shtimit të interesit për këtë qumësht, për shkak të vetive shëruese. Fatiko Basha pohon se ideja për nisjen e këtij biznesi ishte dëshira për të mbajtur në vend fëmijët, që janë të tunduar nga dëshira për t’u larguar në emigrim.Ndonëse një litër qumësht gomarice ka një çmim të lartë shitjeje, kostot e mbarështimit janë të larta dhe mungesa e mbështetjes me subvencione rrit vështirësitë e fermerëve.
Fatikua pohon se krahas gomaricave ata kanë edhe një tufë bagētish të imta, pasi të ardhurat e fituara nga gomaricat nuk janë të shumta.Ferma Basha është e vetmja në Qarkun e Gjirokastrës që rrit gomaricat vetëm për qumështin, duke u kursyer atyre shfrytëzimin si kafshë ngarkese.