BE shtyn skemën pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor
deri në vitin 2025. Bashkimi Evropian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025. Sipas ndryshimit të mëparshëm të rregullores, regjimi pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor do të skadonte në fund të vitit 2020. Vendimi, i cili rinovohet çdo pesë vjet, me propozimin e Komisionit Evropian, u miratua nga Parlamenti Evropian dhe u konfirmua nga Këshilli i BE. Kështu eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në BE. Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, gjatë pesë viteve të ardhshme, produktet që mund të eksportohen padoganë nga Ballkani Perëndimornë BE, ndër të tjera janë; patatet,kungujt e njomë, kërpudhat,rrushi, kajsitë, qershitë, kosi qershi,nektarina, pjeshka, luleshtrydhja,arra, pjepri dhe fruta të ndryshme agrumesh.
Por çfarë nënkupton ky vendim në terma më praktike?
Në kuadër të MTL (Marrëveshjetë Tregtisë së Lirë) me Shqipërinë , BE-ja i ka dhënë preferencë autonome tregtare Shqipërisë. Për pasojë, është e mundur për kompanitë shqiptare që të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet evropiane pakufizime ose tarifa doganore.Brenda kornizës së Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave(GSP) në favor të vendeve nëzhvillim, BE jep/zbaton tarifa preferenciale për mallrat me origjinë nga vendet në zhvillim.Tarifat preferenciale janë lehtësirat doganore (tarifa pataksa ose tarifa të reduktuara 0).Kjo do të thotë që eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në BE. Përveç mollëve, kumbullavedhe misrit të ëmbël, gjatë pesë viteve të ardhshme, produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE përfshijnë dhe produkte të tjera. Bujqësia është një nga sektorëtmë të rëndësishëm të ekonomisëe cila jep një kontribut prej 18-20 % në Prodhimin eBrendshëm Bruto, ndërsa angazhongati 37 % të fuqisë punëtore me punë. Sot produktet bujqësore shqiptare eksportohen në 75 vende të botës, kryesisht në Bashkimin Evropianpor edhe më larg, si në SHBA,Kinë dhe Hong-Kong.Tarifat preferenciale dhe kuotat tarifore. Prodhuesit dhe eksportuesit shqiptare për të mësuar nëse një produkt përfiton tarifa preferenciale apo përfiton nga kuotat tarifore, duhet t’i referohen Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë ( website DP. Doganave) në të cilat përfshihen edhe produktet bujqësore për të cilat palët i kanë akorduar reciprokisht njëra- tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.
Pëllumb Qosej, Ekspert i Zhvillimit të NVM-ve, dhe Nxitjes së Eksportit