Rreth 200 familje te fshatit Belinë në Zharrëz të bashkisë Patos , vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në keto ditë të nxehta vere. Ata pohojnë të indinjuar njëzëri se uji në rubinetat e cezmave të tyre vjen vetëm një orë në ditë, një ditë po e një ditë jo, teksa theksojnë se kjo është një situatë që përsëritet prej vitesh duke i detyruar t’u drejtohen burimeve më të afërta në zonë ose puseve që kanë hapur disa banorë të fshatit, ndërsa për të pire e blejnë nga autobotet.
Ata pohojnë gjithashtu se pavarësisht ankesave të tyre të shumta ndër vite, drejtuar institucioneve përgjegjëse , situata vijon të mbetet e pandryshueshme. Ndihemi të braktisur pohojnë ata , pasi uji i pijshëm nuk është i vetmi shërbim jetik që vuajmë, por kemi edhe një sërë mungesash të shërbimeve bazike me të cilat përballemi prej vitesh.