Bjeshka e Gjalicës ngelet atraksioni turistik më i pëlqyeri nga turistët dhe të apasionuarit e ngjitjes së lartësive në Kukës. Ky mal ka një lartësi prej 2489 metra, bënë pjesë në parkun kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.Këtë radhë historit janë mjaftë frymëzuese kur shikon të ngjiten në faqen e pjerrët të malit dy të moshuar, njëri 75 vjeç e tjetri 71 vjeç, madje me krenari 71 vjeçari Hasim Cengu është edhe drejtues i ekspeditës për ngjitjen e lartësive.Bislim Cena është 75 vjeç, ai me një forcë fizike për t’u admiruar, nuk ju nda për asnjë moment grupit të eksplorimit të natyrës në malin e Gjalicës.
Hasim Cengu ngjitjen e malit të Gjalicës e bënë dy herë në vit me grupe të organizuara.Ai ndihet i fortë fizikisht dhe nuk e ka problem ngjitjen e 6 kilometrave rrugë malore. Si drejtues grupi e njeh zonën me detaje, duke shpjeguar çdo shteg, gojdhënë apo fakte historike, siç janë rrënojat e një kishe të shumë të lashtë në lartësin 2250 metrave në Gjalicë.
Temperaturat e larta dhe mundësit e pa fundme për eksplorimin e natyrës por edhe zonat turistike malore natyra shqiptare paraqet mundësi pa fund për turistet, eksplorursit e pushuesit, por këto resurse shpesh herë janë të pa zbuluara apo të pa aksesueshme nga mungesa e guidave dhe infrastrukturës rrugore e akomoduese. Krahas bukurive natyrore këto male shfrytëzohen edhe për kura shëndetësore.Klima e pastër, ajri i pishave halore, llojshmëria e luleve, burimet ujore me kura mjeksore janë mundësi për të sëmuarët apo të apasionuarve pas pushimeve malore.“Kroi i Lanës” siç e quajnë vendasit është shumë i ftohtë, temperatura e ujit nuk i kalonë 3 gradë.Ky burim thuhet se është shumë kurativ për sëmundjet reamatizmale, sa që edhe mjekët specialist rekomandojnë pacientët të mundësojnë banjo për kurim.
Parku kombëtar “Korab-Koretnik-Kallabak” po kthehet në magnet të turistëve aventurier. Ky mjedis ofron pamje krejtësisht të virgjëra për eksploruesin. Gjatë sezonit krahas bukurive, luleve shumëngjyrëshe, shtigjeve, lëndinave, pishave e lartësive ofron edhe fruta të egra e bimë mjeksore. Por kjo zonë është pak e zhvilluar në infrastrukturë. Mungojnë rrugët e shtruara me asfalt, aksesimi i këtyre zonave aktualishtë bëhet me foristrada. Pushuesit nuk kanë mundësi akomoduese, pasi mungojnë ambjentet hotelerike etj.