Edhe këtë vit prodhimi i grurit në Sektor – Seman , njësia administrative Topoje, është i bollshëm e cilesor , por fermerët e kesaj zone i tremben cmimit të ulët te shitjes dhe mungesës së tregut.
“Nuk ka nje cmim tavan pohojnë ata njezeri” – të lodhur e zhgënjyer nga kjo situatë e përsëritur prej vitesh, teksa theksojnë se nderhyrja e shtetit si rregullator i kësaj situate është domosdoshmëri urgjente.
Edhe dy jave na ndajne nga fillimi i sezonit te korrjes se grurit thone fermeret, dhe ende nuk e kemi të qartë se cili do te jete cmimi në treg . Pikërisht kjo mungesë tregu bëri që gjatë vitit të kaluar nje sasi e konsiderueshme e grurit të shkojë dëm. Por pavaresisht kesaj siperfaqja e mbjellë me grurë nuk eshte reduktuar këtë vit me shpresen se cmimi do të justifikojë kostot e larta të prodhimit. Ndërkohë shumë fermerë të kësaj zone te njohur për kultivimin e drithrave i kanë braktisur tokat duke i lënë djerrë.